Lidhje

Intervistë me Aleksandër Meksin, Kryetar i Koalicionit "Poli i Lirisë"


Në Shqipëri ndonëse zyrtarisht fushata elektorale nuk ka nisur, atmosfera zgjedhore ndihet kudo. Të gjitha partitë kanë nisur takime në të gjithë vendin dhe krahas premtimeve të shumta nuk mungojnë sulmet mes kampeve kundërshtare. Këtë herë zgjedhjet do të zhvillohen me sisitemin e ri atë proporcional rajonal.

Përballë një koalicioni të djathtë, të drejtuar nga kryeministri Berisha, i cili po grumbullon rreth vetes shumë forca të djathta është partia socialiste me tre aleatë të saj, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Intergim do të konkurrojë e bashkuar me disa parti të tjera të vogla.

Por edhe në kampin e djathtë është konfiguruar një tjetër bashkim, Poli i Lirisë, një aleancë e lidhur mes Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianëve të cilët kanë tërhequr rreth vetes shoqata të ish pronarëve dhe ish të përndjekurve politikë. Kësaj aleance ju bashkua edhe ish kryeministri demokrat Aleksandër Meksi.

I rikthyer pas disa vitesh mungesë në politikën active ai do të ketë edhe drejtimin e Polit të Lirisë në këtë fushatë elektorale. ... Dhe çfarë i ofron elektoratit shqiptar koalicioni "Poli i Lirisë"? Për të biseduar më gjerë për këtë çështje, Zëri i Amerikës intervistoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Aleksandër Meksi.

XS
SM
MD
LG