Lidhje

Gejts: Armët bërthamore të Pakistanit nuk janë në rrezik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ka shumë pak gjasa luftëtarët talebanë në Pakistan të kenë qasje tek armët bërthamore të vendit. Në komentet për shtyp sot në Afganistan, zoti Gejts tha se "ka shumë pak shanse" që talebanët të arrijnë nivelin që nevojitet për të marrë nën kontroll arsenalin bërthamor të Pakistanit.

Zoti Gates tha se është shumë i kënaqur me përgjigjen e fortë të ushtrisë dhe qeverisë pakistaneze ndaj arritjeve të talebanëve në veriperëndim të vendit, përfshirë luginën Swat, ku avionët ushtarakë bombarduan sot pozicionet talebane.

Mijëra civilë janë larguar nga lugina Swat që kur trupat qeveritare intensifikuan operacionet, pas dështimit të marrëveshjes së paqes me militantët talebanë në rajon.


XS
SM
MD
LG