Lidhje

SHBA: 10 banka të mëdha kanë nevojë për fonde shtesë


Zyrtarët më të lartë amerikanë të ekonomisë thanë se 10 nga bankat më të mëdha të vendit kanë nevojë për 75 miliard dollarë fonde për të përballuar problemet financiare në të ardhmen.

Deklaratat vijnë pas një analize të hollësishme që iu bë bankave kryesore për të parë nëse ato kishin fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet e mundshme nëse gjendja e recesionit rëndohet. Nga të ashtuquajturat prova stresi doli se nëntë nga bankat e mëdha kanë rezerva të mjaftueshme kapitali.

Bankat japin hua pjesën më të madhe të parave që marrin nga depozituesit dhe investitorët. Fitimi i tyre vjen nga interesat që huamarrësit paguajnë për të përdorur këto para, prandaj sa më shumë kredi të japë banka aq më shumë fitim ka ajo. Por shtimi i numrit të huave rrit edhe rrezikun që disa prej tyre të mos shlyhen dot kur ekonomia ndeshet me probleme prandaj bankat kanë nevojë për fonde të mjaftueshme që të mbulojnë humbje të tilla.

Kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke tha se rezultatet e provës së stresit duhet t’i qetësojnë investitorët dhe publikun pasi ato tregojnë se pothuajse të gjitha bankat e analizuara kanë fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet. //ii

XS
SM
MD
LG