Lidhje

Zyrtarët: Kosova nuk ka raste të virusit A


Udhëheqësit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë thanë sot se nuk ka asnjë rast të dyshuar për praninë e virusit H1N1 në vend. Një ditë më parë ata i kishin dorëzuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë mostrat e analizave të një pacienteje 27 vjeçare e cila vdiq në Prishtinë, ndonëse analizat e para kanë hedhur poshtë mundësinë që ajo të ketë qenë e infektuar me sëmundjen e njohur si gripi i derrave. Deri në finalizimin e analizave të OBSH-së rasti do të trajtohet si i dyshuar.

XS
SM
MD
LG