Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Scheffer, sot në Tiranë


Në Tiranë pritet të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer.

Zyrtari i lartë i Natos, i cili vjen në Shqipëri pak më shumë se një muaj pas anëtarësmit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut, do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi.

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, ai do të përshëndesë takimin e ministrave të jashtëm të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut 5, ku krahas Shqipërisë dhe Kroacisë si vende anëtare marin pjesë edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Stjuart Xhons i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë.

Zoti Xhons u takua dje pasdite me autoritetet më të larta shqiptare, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, prej të cilëve ka marrë edhe një herë falenderimin për mbështetjen që shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar garantuan sërish se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një partnere dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. //ii

XS
SM
MD
LG