Lidhje

Trupat e BE-së kontrollojnë shtëpitë e dy aleatëve të Mlladiçit


Paqëruajtësit e Bashkimit Evropian në Bosnje-Herzegovinë thonë se kanë kontrolluar shtëpitë e dy personave, që mund të kenë lidhje me të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Forca e BE-së tha se trupat kontrolluan sot shtëpinë e të afërmve, Rajko dhe Radoslav Banduka në qytetin veri lindor të Bijeljinës.

Rajko Banduka ka qënë bashkëpunëtor ushtarak i Ratko Mladiçit, komandanti i lartë i forcave serbe në Bosnje gjatë konfliktit në atë vend në vitet 1990-të.

Gjenerali Mladiç akuzohet si arkitekt i masakrës më 1995 të 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica dhe rrethimit të armatosur të Sarajevës.

Ai u ka shpëtuar autoriteteve që nga viti 1995, kur Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi ngriti padi për rolin e tij në sulmet kundër civilëve në Bosnje. Autoritetet besojnë se ai fshihet në Serbi. (ze)

XS
SM
MD
LG