Lidhje

Medvedev kërkon respekt për Bashkimin Sovjetik gjatë luftës


Presidenti rus Dmitri Medvedev paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të keq-interpretuar ose vënë në pikpyetje sakrificat apo arritjet e Bashkimit Sovjetik gjatë luftës së dytë botërore.

Me anë të një video bllogu në Internet në prag të festimeve në Rusi me rastin e 64 vjetorit të fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë Naziste, zoti Medvedev tha se njerëzit nuk duhet të mbyllin sytë para së vërtetës së tmerrshme të luftës. Ai u zotua të mbrojë, "të vërtetën historike" siç u shpreh ai, rreth atij konflikti dhe shtoi se Rusia nuk do të lejojë askënd që të hedhë dyshime mbi arritjet e popullit rus gjatë luftës.

Rusia ka përsëritur herë pas here vuajtjet e popullit të saj dhe humbjen e jetës së 27 milionë njerzve si dhe ka kritikuar shtete të tjera ish-komuniste, që e konsiderojnë ushtrinë e kuqe si një pushtuese dhe jo çlirimtare. (ze)

XS
SM
MD
LG