Lidhje

Përfaqësuesit e ODIHR-it në Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme


Në Shqipëri vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit kanë nisur zyrtarisht misionin e tyre. Grupit prej 14 ekspertësh, te drejtuar nga ambasadorja Audry Glover do t'i bashkohen shumë shpejt edhe 26 të tjerë të cilët do të shpërndahen në terren. Ambasadorja Glover deklaroi se vezhguesit do të ndjekin të gjitha cështjet që lidhen me procesin zgjedhor dhe do të publikojnë 3 raporte të përkohshme. Roli i misionit, saktësoi ajo, është të vëzhgojë dhe jo të ndërhyjë.

XS
SM
MD
LG