Lidhje

Ligjvënësi Eliot Engel pas vizitës në Shqipëri


Ligjvenësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, thotë se administrata e re e presidentit Obama sapo ka filluar të pozicionohet dhe nuk e ka përqendruar shumë vemendjen te Ballkani, sepse Presidenti po merret më tepër me ekonominë që është një problem i brendshëm shumë serioz.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, thotë ai, i njeh shumë mirë çështjet e Ballkanit, sidomos çështjet e shqiptarëve.

Nuk kam arsye të besoj që politika amerikane nën Barak Obamën do të jetë e ndryshme nga ajo që ishte nën Bill Klintonin.

Mendoj se ne kemi mbështetje të fortë për Kosovën dhe po përpiqemi të bindim vende të tjera që ta mbështesin Kosovën.

Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, ligjvënësi Engel ndalet edhe te gjendja në Shqipëri në prag të zgjedhjeve dhe zhvillimet në Kosovë.

Intervistën me zotin Engel ju ftojmë ta ndiqni të shtunën në programin Ditari

XS
SM
MD
LG