Lidhje

Shqipëri, Prokuroria e Tiranës tërhiqet nga hetimi për z. Faslliç


Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës u detyrua të tërhiqet nga hetimi për biznesmenin serbo boshnjak Damir Faslliç, pasi nuk mundi të sigurojë dot të dhëna të cilat ajo i kishte kërkuar në rrugë zyrtare nga autoritetet e Bosnjës, Qipros dhe Zvicrës e përmes të cilave synonte të vërtetonte dyshimet për pastrim parash.

Hetimet ndaj biznesmenit Faslliç u shoqëruan me shumë bujë në Tiranë për shkak të miqësisë direkte me kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, si dhe lidhjet me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Këto hetime çuan edhe në një përplasje mes Prokuorisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Faslliç u dyshua se kishte kryer transaksione të paligjshme përmes regjistrimit të disa kompanive në Shqipëri që nuk kishin kryer aktivitet por nga të cilat njëra prej tyre ishte shitur me një vlerë prej 1.7 milion dollarësh. Paratë u transferuan në një bankë në Zvicër.

Prokurorët dërguan letër-porosi në Zvicër por edhe në Qipro ku rezultonte që Faslliç kishte shoqëri të tjera përmes të cilave kishte kryer transaksionet në Shqipëri. //ii

Të dhëna shtesë ishin kërkuar edhe në Bosnje, ku tetë muaj më parë ai ishte shoqëruar për disa orë nga policia, ngjarj e cila nxiti dhe publikimin e artikujve të shumtë rreth tij në shtypin shqiptar.

XS
SM
MD
LG