Lidhje

Pakistan - Sulme të reja kundër talebanëve në Luginën Suat


Ushtria në Pakistan thotë se ka vrarë mbi se 140 militantë islamikë gjatë ditës së sotme në Luginën veriperëndimore të Suatit, mes tyre edhe disa komandantë të lartë. Gjeneral-majori Athar Abbas tha se luftimet janë një përpjekje në shkallë të gjerë e forcave pakistaneze për eliminimin e forcave talebane në Swat. Zoti Abaz theksoi se një numër ushtarësh janë vrarë në operacione.

Aeroplanët dhe helikopterët luftarakë bombarduan sot objektiva në zonën e Kabalës, një bazë talebane në veriperëndim të Mingorës, qyteti kryesor i Suatit. Ushtria dërgoi përforcime për trupat e saj në terren.

Gjatë një fjalimi televiziv dje, kryeministri Jusuf Raza Gilani i bëri thirrje vendit të bashkohet kundër ekstremistëve. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i ndihmojë të zhvendosurit nga luftimet në Suat. OKB-ja thotë se rreth 500 mijë vetë janë larguar nga Pakistani gjatë luftimeve të ditëve të fundit, duke e çuar në afro një milion numrin e të zhvendosurve.

XS
SM
MD
LG