Lidhje

Minutat e Hollivudit


“Next day air” është filmi i cili promovohet të premten në kinematë amerikane. Bazuar në një histori policeske, filmi, përshkohet dhe nga nota humori. Ndërkaq aktori amerikan Will Smith është nderuar me një çmim nga qendra hebraike, Simon Weisenthal, për aktivitetin e tij social në të mirë të komunitetit.

Filmi “Next Day Air”, nis të premten shfaqjen në kinematë amerikane. Fabula e filmit, është mbështetur në një histori të shpërndarjes së drogës, histori e cila është trajtuar me nota humori në këtë film. Një ngatërresë në adresën, në të cilën duhej të shkonte droga e porositur, është pika e lidhjes mes personazheve të filmit, të cilët vihen në ndjekje të saj.

Në këtë film interpretojnë Sisko Rejs, Donald Fejson, Mos Def dhe regjizor i filmit është Beni Bum.

Xhenifer Aniston ishte e pranishme në Nju Jork në premierën e filmit më të fundit të saj, me titull ” Management”.

Në këtë komedi romantike, ajo interpreton Sue Klosen, një vajzë e cila është në kërkim të lumturisë së saj. Një takim i rastësishëm me Zahn (interpretuar nga Majk Kronsho), e konkretizon dëshirën e saj. Të dy nisin një udhëtim anembanë vendit, çka është edhe fabula interesante e një marrëdhënie miqësore mes dy njerëzve krejtësisht të ndryshëm.

Filmi do të fillojë të shfaqet në ekranin e gjerë nga data 15 maj.

Uill Smith është nderuar nga qendra "Simon Wiesenthal" me Çmimin për Humanizmin të vitit 2009.

Qendra e nderoi aktorin e njohur me këtë çmim për përpjekjet e tij në fushën e arsimit, kulturave të ndryshme dhe përgjegjësive sociale.

Qendra "Simon Wiesenthal" është një organizatë hebraike e të drejtave të njeriut e dedikuar për ndërgjegjësimin e njerëzve për të luftuar anti-semitizmin, urrjetjen dhe terrorizmin. Gjithashtu qëllim i saj është edhe të promovojë të drejtat e njeriut.

Çmimi u prezantua nga kolegia e Uill Smith-it në filmin “Hancock”, aktorja Charlize Theron, e cila e cilësoi Uill Smith-in si një njeri i cili arrin të ketë ndikim të madh tek njerëzit. //bsa//

XS
SM
MD
LG