Lidhje

Vazhdojnë sulmet pakistaneze në Luginën Suat


Trupat pakistaneze të mbështetura nga avionë dhe helikopterë luftarakë po sulmojnë pa pushim militantë talibanë në Luginën veriperëndimore Suat duke detyruar qindra mijëra vetë të braktisin zonën, ndërsa ka nga ata që kanë mbetur të bllokuar në zonë.

Zyrtarë ushtarakë pakistanezë thanë sot se 55 militantë u vranë në përpjekje për të eliminuar militantët nga ky rajon. Edhe në dikstriket e Kabalit dhe Dirit ka pasur luftime. Pakistani thotë se katër ushtarë pakistanezë janë plagosur.

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet kanë detyruar largimin e 500 mijë vetëve nga shtëpitë e tyre në disktriktin Dir, Suat dhe Buner ditët e fundit, por disa rezidentë thonë se kanë mbetur të bllokuar.

Të larguarit nga zona e luftimeve rrëfejnë se në rajon ka pasur shumë viktima civile. //ek

XS
SM
MD
LG