Lidhje

Lidhja Arabe mirëpret vizitën e presidentit Obama në Egjipt


Lidhja Arabe thotë se mirëpret vizitën e presidentit amerikan Barak Obama muajin e ardhshëm në Egjipt, ku ai do të mbajë një fjalim para botës myslimane.

Siç njofton agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Amr Musa tha se zoti Obama ka ngjallur frymëzim në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.

Edhe Egjipti e mirëpriti lajmin për vizitën e ardhshme të presidentit amerikan. Ish ministri i Jashtëm Esmat Abdel Meguid e vlerësoi zotin Obama për përpjekjet e tij në krijimin e lidhjeve më të forta me botën arabe.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs e njoftoi vizitën dje. Ai tha se fjalimi i presidentit do t’i drejtohet komunitetit mysliman global, dhe se audienca e synuar do të jetë më e gjerë sesa vetëm udhëheqja e vendit ku do të mbahet fjalimi.

XS
SM
MD
LG