Lidhje

OSBE do të dërgojë në Shqipëri 400 vëzhgues për zgjedhjet


Organizata kryesore e sigurisë në Europë njoftoi se planifikon të dërgojë 400 vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të cilat do të mbahen me 28 qershor.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha gjithashtu se një mision i përbërë prej 40 ekspertësh dhe vëzhguesish ndërkombëtarë po dërgohet në të gjithë vendin duke filluar nga e premtja.

OSBE-ja tha se vëzhguesit do të vlerësojnë nëse zgjedhjet do t’i përmbushin standardet ndërkombëtare dhe do të jenë në përputhje me ligjet e vendit.

Zgjedhjet e qershorit janë një provë e rëndësishme për Shqipërin e cila muajin e kaluar u antarësua në NATO dhe së fundi paraqiti kërkesën për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian. //ii

XS
SM
MD
LG