Lidhje

Kosovë: Thirrje policëve serbë që të kthehen në detyrë


Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje disa qindra pjesëtarëve të policisë nga radhët e komunitetit serb që të kthehen në vendet e tyre të punës, në të kundërtën do të përjashtohen. Afati për një vendim të tillë është caktuar të jetë 15 maji. Që prej më shumë se 14 muajsh disa qindra policë nga radhët e komunitetit serb vazhdojnë të paguhen nga buxheti i Kosovës, ndonëse kanë bojkotuar vendet e punës në shenjë pakënaqësie me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG