Lidhje

Një ushtar amerikan në Irak vret 5 kolegë në një krizë stresi


Ushtria amerikane në Irak njoftoi se një ushtar amerikan vrau 5 kolegë të tij në një bazë amerikane në Bagdat.

Zyrtarët ushtarakë thanë se ushtari që mendohet të ketë kryer vrasjet është ndaluar nga autoritetet.

Media amerikane njoftoi se vrasjet ndodhën sot në një klinikë stresi në kampin Liberty në rrethinat e kryeqytetit.

Po sot në Irak, policia njoftoi se një oficer i lartë, Abdul Hussein, ndërsa po kalonet me makinë në Bagdad. Ky është sulmi i dytë ndaj një oficeri të lartë policie ditët e fundit. Të shtunën, një general u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Basrës.//lk

XS
SM
MD
LG