Lidhje

Presidenti Obama, plane për uljen e kostos së shërbimit shëndetësor


Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi planet për të kursyer rreth dy trilionë dollarë nga kostoja e shërbimit shëndetësor gjatë 10 vjetëve të ardhëshëm.

Përfaqësues nga gjashtë grupe të industrisë, përfshirë sindikatat, spitalet dhe industrinë farmaceutike u takuan me zotin Obama sot në Uashington për një mbledhje “jashtëzakonisht produktive”, siç u shpreh ai, për të diskutuar propozimin.

Presidenti Obama tha se ata bënë një premtim të pashembullt për të shkurtuar koston e shërbimit shëndetësor me 1,5 përqind në vit, nga 2010 der në 2019.

Sipas planin, Shtëpia e Bardhë llogarit që pas pesë vjetësh familjet amerikane prej katër vetësh do të paguanin 2 mijë e 500 dollarë më pak në vit për shpenzimet shëndetësore.

Por nuk është ende e qartë, nëse administrata Obama do të jetë në gjendje t’i zbatojë premtimet e grupeve të ndyshme të industrisë së shëndetësisë.

Presidenti Obama tha sot se kostoja e shërbimit shëndetësor “ka dalë jashtë kontrollit” dhe se “reforma nuk është një luks që mund të shtyhet”.//lk

XS
SM
MD
LG