Lidhje

Ndryshime në komandën amerikane dhe të Natos në Afganistan



Zyrtarë amerikan të Departamentit të Mbrojtjes thanë se Pentagoni do të zëvëndësojë komandantin e forcave amerikane e të NATO-s në Afganistan, Gjeneralin David Mekërnon.

Sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts, do të emërojë në këtë post Gjeneralin Stenli Mekristëll.

Gjenerali Mekërnon filloi detyrën në Afganistan para rreth një viti. Që prej atëhere, ai ka kërkuar trupa shtesë të NATO-s për të luftuar intensifikimin e kryengritësve talebanë.

Personi që pritet të bëhet komandanti i ri, gjenerali Mekristëll, ishte nën drejtor i operacioneve ushtarake në kulmin e luftës në Irak.

XS
SM
MD
LG