Lidhje

Teleskopi Habëll i nënshtrohet riparimit


Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa, ka planifikuar sot nisjen e një misioni përfundimtar për të riparuar dhe përmirësuar teknologjinë e Teleskopit Habble të Hapësirës, i cili ka qënë në orbitën rreth tokës për gati dy dekada dhe u ka dhënë shkencëtarëve informacione të çmuara rreth universit. Anija amerikane e hapësirës Altantis do të çojë shtatë astronautë në hapësirë të cilët do të kryejnë këtë operacion kompleks mbi teleskopin.

Astronomët kapën këto imazhe të rralla në vitin 2004 duke përdorur teleskopin e hapësirës Hubble. Fotografia tregon 10 mijë galaksi, disa që datojnë që në fazat e para të universit.

Që kur filloi rrotullimin rreth tokës në vitin 1990, Hubble ka dhënë shumë më tepër informacione rreth universit sesa çdo teleskopë tjetër në tokë, imazhet e të cilëve janë të turbullta nga atmosfera e tokës.

Por Hubble po vjetërohet dhe ka nevojë për riparim.

Ekuipazhi i Nasës në misionin Atlantis do të riparojnë disa instrumenta të teleskopit që nuk funksionojnë më.

Një nga këta komponentë nuk ka funksionuar siç duhet që nga shtatori, rreth dy javë para një misioni të planifikuar për riparim.

Nasa e shtyhu misionin nga tetori për këtë muaj duke aktivizuar një sistem rezervë në Hubble.

Komandanti i anijes Scott Altman thotë se vonesa u dha astronautëve dhe inxhinierëve mundësinë të parashikonin probleme të tjera.

"Zbuluam probleme për të cilat do të kishim pikëpyetje në orbitë në se do të kishim fluturuar në tetor, që tani i kemi zgjidhur. Mendoj se tani jemi të përgatitur më mirë për të fluturuar dhe për të përmbushur më shumë nga objektivat që kemi".

Astronautët janë mësuar me mungesën e peshës që është pjesë e stërvitjes për misionin në qendrën Johnson të hapësirës në Houston të Teksasit.

Ata kanë mësuar gjithashtu sesi të instalojnë pajisje të reja në Hubble që do të fuqizojnë aftësitë e teleskopit për të diktuar objekte shumë të largëta në hapësirë.

Misioni është më i rrezikshëm sesa fluturimet tipike në hapësirë pasi në se ndodh ndonjë emergjencë, astronautët do të jenë shumë larg nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës për t'u strehim.

Nasa është përgatitur për një mundësi të tillë duke vendosur një anije të dytë, Endeavorin në gadishmëri në qendrën Kennedy në Florida për të marrë astronautët para se atyre t'u mbarojnë ushqimet dhe oksigjeni.

Astronauti i Hubblit Greg C. Johnson, një ish pilot i marinës amerikane thotë se llogaritja e rrezikut është pjesë e punës.

"Kam qënë në shumë punë të rrezikshme. E konsiderojë fluturimin e anijeve të hapësirës si një rrezik që jam i gatshëm ta marrë parasysh".

Nëntorin e kaluar, Hubble fotografoi imazhin e parë të një planeti që rrotullohen rreth një ylli.

Planeti që llogaritet të jetë tre herë më i madh se Jupiteri, rrotullohet rreth yllit Fomalhaut, rreth 25 vjetë dritë larg tokës.

Në se misioni i riparimit përfundon me sukses, Nasa thotë se Hubble do të ketë mundësinë të bëjë zbulime të tjera edhe për pesë vjetë. //rd//

XS
SM
MD
LG