Lidhje

Sekretarja Klinton, e kënaqur me lirimin e gazetares Saberi


Gazetarja amerikane Roxana Saberi doli sot nga burgu Evin i Teheranit, një ditë pasi dënimi i saj 8 vjeçar nën akuzat për spinazh u reduktua në 2 vjet dhe më pas u pezullua.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se ishte shumë e kënaqur me lirimin e zonjës Saberi, megjithatë ajo shtoi se Uashingtoni e shikon si problematike këtë çështje.

Gazetarja iraniano-amerikane u lirua nga burgu ku ishte mbajtur që nga janari. Avokatët e saj apeluan dje vendimin me 8 vjet burgim, nën akuzat për spinazh.

Babai i saj, Reza Saberi, po priste jashtë burgut dhe tha se shpresonte të kthehej me të bijën në Shtetet e Bashkuara brenda disa ditësh.

Gazetarja 32 vjeçare u gjet fajtore muajin e kaluar nën akuzat për spiunazh. Familja e saj dhe qeveria amerikane kishin thënë se akuzat kundër saj ishin të pabaza dhe kërkuan lirin e saj.//lk

XS
SM
MD
LG