Lidhje

Kongresmeni Engell takohet me presidentin Topi


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi tha se realizimi i zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare do të dëshmonte stabilitetin politik në vend.

Presidenti Topi i bëri këto komente gjatë një takimi me kongresmenin amerikan Eliot Engëll. Sipas kreut të shtetit shqiptar ecuria pozitive e situatës parazgjedhore në vend, përfundimi me sukses i pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti,si dhe realizimi i zgjedhjeve të drejta e të pakontesueshme parlamentare të 2009-ës për Shqipërinë, do të jenë tregues të qartë të stabilitetit të konsoliduar politik në vend.

Nga ana e tij kongresmeni amerikan Eliot Engel, vuri në dukje rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes e qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan, – në një rajon, i cili, sic theksoi ai, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti të ri shumëetnik e demokratik që respekton të drejtat e të gjitha pakicave, është projektuar i tëri drejt integrimit euroatlantik.

XS
SM
MD
LG