Lidhje

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk ftohet në Maqedoni


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se nuk ka marrë asnjë ftesë nga autoritetet e Shkupit për të marrë pjesë në përurimin e presidentit të Maqedonisë. Ai tha se nuk ndonjë ftesë as për ndonjë vizitë zyrtare në vendin fqinjë. Komentet e tij pasuan debatet që janë nxitur rreth arsyeve të mundshme për mospjesëmarrjen e tij në ceremoninë e sotme në Shkup. Presidenti Sejdiu tha se pavarësisht mungesës së tij, Prishtina mbetet e përkushtuar për hapa pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe zhvillimet pozitive në vend. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

XS
SM
MD
LG