Lidhje

Ekspozita "Xhon Lenon - vitet e Nju Jorkut"


Ekspozita e titulluar “John Lennon - vitet e Nju Jorkut”, i kushtohet viteve që jetoi Bitëllsi i famshëm në Nju Jork dhe është organizuar nën kujdesin e Yoko Onos, bashkëshortes së muzikantit dhe Jum Henke, Nënpresidenti i Ekspozitave në Hollin e Famës për Rock and Rollin në Hollivud.

Yoko Ono tha në një konferencë për shtyp se ekspozita edhe pse me përmasa të vogla, është tepër e fuqishme, ashtu sikurse Manhateni”. Mes objekteve të ekspozuara janë bluza e Lenonit me stampën e qytetit të Nju Jorkut, piano e tij, Çmimi Grammy që ju dha atij pas vdekjes dhe rrobat që ai kishte veshur mbrëmjen që u vra, në dhjetor të vitit 1980.

Në ekspozitë gjenden edhe korrespondenca e Lenonit në periudhën e betejës kundër deportimit të tij në fillim të viteve ’70. Lenon ishte një kundërshtar i fuqishëm i luftës.//lk


XS
SM
MD
LG