Lidhje

Pakistani sulmon talebanët në luginën Suat; popullata civile ikën


Në Pakistan, helikopterë ushtarakë lëshuan sot trupa prapa pozicioneve talebane në Luginën Suat, ndërsa qindra mijëra njerëz vazhdojnë të largohen për shkak të luftimeve.

Autoritetet ushtarake thanë se trupat zbritën në rajonin e largët Pioçar në veri të Suatit, që dyshohet të jetë vendstrehim i komandantit taleban Maulana Fazlullah. Ushtria pakistaneze thotë se që kur filloi ofensiva, javën e kaluar, atje janë vrarë 751 militantë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se autoritetet kanë regjistruar më tepër se 500 mijë njerëz, të cilët kanë ikur për shkak të luftimeve. Kjo shifër thuajse e dyfishon numrin e të zhvendosurve që janë larguar gjatë vitit të fundit për shkak të dhunës në veriperëndim në vendit. (ze)

XS
SM
MD
LG