Lidhje

Xhon Demjanuk mund të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit


Autoritetet gjermane thanë se mjekët kanë përcaktuar se Xhon Demjanuk, i akuzuar për krime naziste gjatë luftës, i cili u deportua nga Shtetet e Bashkuara në Gjermani, mund të qëndrojë në burg ndërsa pret gjyqin.

Mjekët duhet të përcaktojnë gjithashtu se i dyshuari Demjanuk është mjaft i shëndetshëm për të qënë i pranishëm në gjyqin e tij, që pritet të zgjasë shumë. Rekomandimet e mjekëve priten po këtë muaj.

Damjanuk, i cili punonte në një uzinë për prodhimin e automobilëve në Shtetet e Bashkuara, akuzohet se ndihmoi në vrasjen e rreth 29 mijë hebrejve në kampin nazist të përqëndrimit Sobibor në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhon Demjanuk, me origjinë nga Ukraina, ka thënë se është i pafajshëm dhe këmbëngul se ka qenë i burgosur lufte i Gjermanisë.

Zyrtarët amerikanë të imigracionit e morën Demjanukun të hënën nga shtëpia e tij në Klivlend të shtetit Ohajo dhe e nisën për në Gjermani. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë kërkesën e apelit për mos ekstradimin e tij në Gjermani. (ze)

XS
SM
MD
LG