Lidhje

SHBA: Studim i ri mbi rreziqet nga steroidet


Disa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e tyre mund ta bëjë organizmin të varur, njësoj si njësoj si droga.

Shpesh njoftohet se një atlet i njohur nuk arriti të kalojë provën e drogës; analizë që u bëhet sportistëve para garave a para një kampionati për të parë se mos ka marrë steroide për të përmirësuar aftësitë e veta. Kështu ka ndodhur me ish olimpiken Marion Xhons, me çiklistin kampion të Turit të Francës, Floyd Landis apo me disa lojtarë të njohur të bejsbollit. Në shkurt, bejsollisti i skuadrës Jankis të Nju Jorkut, Aleks Rodriguez e pranoi në televizion se në të kaluarën kishte marrë steroide dhe kërkoi falje, duke shprehur keqardhje të thellë.

Doktor Majkëll Irvig është mjek endo-crinolog pranë universitetit Xhorxh Uashington. Ai thotë se fakti që steroidet janë të paligjshme, e bën të vështirë të përcaktohet numri i njerëzve që i marrin ato dhe se çfarë pasojash afatgjata mund të sjellë përdorimi i tyre. Madje për pasoja të tilla të steroideve nuk është kryer ndonjë studim, thotë ai. Ajo që ekspertët dinë është se steroidet i bëjnë përdoruesit më të pambrojtur ndaj goditjeve në zemër dhe në tru.

Ndërsa një studimi i kohëve lë të kuptohet se organizmi i personave që marrin steroide bëhet i varur nga kjo drogë. Studimi u krye nga shkencëtarë pranë universitetit të Harvardit. 30 përqind e peshëngritësve që morrën pjesë në studim, e pranuan se merrnin steroide dhe se nuk mund të rrinin dot pa marë.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se heqja dorë nga steroidet mund të jetë po aq e vështirë sa shumë zakone të tjera që krijohen nga marrja e drogave. Megjithëse ndryshe nga kokaina dhe substanca të tjera, steroidet nuk krijojnë ndjenjë euforie tek personi që i merr.

Doktor Majkëll Irvig thotë se të rinjtë marrin steroide jo vetëm për të përmirësuar aftësitë a formën sportive. Shoqëria jonë, thotë ai, i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme, imazhit fizik, trupit të bukur, dhe kjo është një arsye përse shumë të rinj marrin steroide. Shkencëtarët thonë se studime të tjera nevojiten për të parë se cilët persona ka të ngjarë të bëhen të ndërvarur nga steroidet dhe në ç’mënyrë mund të ndihmohen ata që janë të tillë. //ad//

XS
SM
MD
LG