Lidhje

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut tërhiqet nga koalicioni i djathtë


Në Shqipëri, partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut vendosi sot të braktisë koalicionin e djathtë me të cilin ka bashkëqeverisur në këto katër vite dhe t'i bashkohet së majtës për zgjedhjet e 28 qershorit. Vendimi u konfirmua nga kryetari Vangjel Dule.

Socialistët prisnin që dje që PBDNJ të bashkohej me ta në ceremoninë që ata organizuan për zyrtarizimin e aleancave zgjedhore, por problemet brenda partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, bënë që vendimi të shtyhej për sot.

Tashmë mbetet e paqartë se çfarë kjo parti do të bëjë me përfaqësuesit e saj në qeveri, të cilët sipas një llogjike normale do të duhej të tërhiqeshin duke qenë se do të futen në një fushatë për rrëzimin e së djathtës nga pushteti.

Vendimi i sotëm i PBDNJ praktikisht mbyll rrethin e aleancave zgjedhore kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin qëndror të zgjedhjeve. Deri më tani ka paraqitur dokumentat vetëm Poli i Lirisë, një grupim forcash të djathta. Nga ana e saj edhe Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjet me një numër të madh forcash të djathta, ndonëse me një peshë modeste elektorale. Në koalicion do të paraqitet edhe Lëvizja Socialiste për integrim. Shkak për grupimet e partive është formula e sistemit të ri zgjedhor, i cili favorizon veçanërisht partitë e vogla nëse inkuadrohen në koalicione. //ad//

XS
SM
MD
LG