Lidhje

Presidenti Obama: Jo publikimit të fotove që tregojnë abuzim


Presidenti Barak Obama po kërkon mospublikimin e fotove që tregojnë abuzimet me të burgosurit nga ana e ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan. Siç njofton Kent Klain nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti thotë se është i shqetësuar se publikimi i fotove do të kërcënonte sigurinë kombëtare.

Presidenti Obama thotë se publikimi i fotove të abuzimeve amerikane në Abu Graib dhe burgje të tjera mund të shkaktonte reagime të rrezikshme kundër trupave amerikane.

"Në fakt, pasoja direkte e publikimit të fotove do të ndizte ndjenjat anti-amerikane dhe do të rrezikonte shumë trupat tona. Përveç kësaj, kam frikë se publikimi i mëtejshëm i fotove do të shkaktonte një efekt jo pozitiv mbi hetimet e ardhshme për abuzimet e të burgosurve”.


Zoti Obama foli dje në Shtëpinë e Bardhë pak pasi kështilltarët e tij bënë publik vendimin e tij për ta çuar në gjygj çështjen e publikimit të fotove.

Grupi i të drejtave “Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile” ngriti një padi në vitin 2004 ku kërkohej publikimi i fotove. Grupi tha muajin e kaluar se Pentagoni kishte rënë dakord të bënte publike këto foto para datës 28 maj. Drejtori ekzekutiv i organizatps Enthoni Romero tha se ndryshimi i qëndrimit nga ana e Presidentit “bie ndesh vendosmërisë amerikane për transparencë dhe respektim të ligjit”.

Senatori i pavarur Xho Liberman, thotë se zoti Obama mori vendimin e duhur.

"Faleminderit, presidenti Obama. Sot Ju vepruat si Komandant i fortë i Ushtrisë duke mbrojtur interesat e vendit dhe të burrave dhe grave amerikane në uniformë që i shërbejnë Amerikës”.

Presidenti po kështu tha se fotot në fjalë nuk janë dhe aq sensacionale, por nuk do të kishin ndonjë efekt pozitiv nëse do të publikoheshin.

Zoti Obama tha se megjithë vendimin për t’u përpjekur që fotot të mos publikohen, ai nuk do të tolerojë abuzimin e të burgosurve.

"Çdo lloj abuzimi me të burgosurit është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat tona. Diçka e tillë rrezikon sigurinë tonë dhe nuk do të tolerohet”.


Presidenti i bëri këto komente para se të largohej nga Uashingtoni për një udhëtim dyditor në pjesën jugperëndimore të Amerikës. //ek

XS
SM
MD
LG