Lidhje

Papa Benedikti, takim privat me kryeministrin izraelit


Papa Benedikti u takua sot me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në qytetin Nazaret për bisedime private.

Ky takim zhvillohet një ditë pasi Ati i Shenjtë ritheksoi angazhimin për një “vend sovran palestinez”, qëndrim ky që bie ndesh me atë të qeverisë së re izraelite, që nuk ka shprehur mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izraelito-Palestinez.

Po sot,kryeministri Netanjahu shkoi në Jordaninë fqinje. Pallati mbretëror bëri një deklaratë në të cilën thoshte se Mbreti Abdullah i kërkoi zotit Netanjahu të shpallë angazhimin e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez dhe të pranojë nismën arabe për paqe.

Dhjetra mijëra peligrinë të krishterë vërshuan në qytetin Nazaret për të parë Papa Benediktin duke mbajtur meshën më të madhe gjatë vizitës së tij 5 ditëshe në Tokën e Shenjtë.

Mijëra pelegrinë i uruan mirëseardhjen Papës. Gjatë meshës, Papa Benedikti u bëri thirrje të krishterëve dhe myslimanëve që të “kundërshtojnë fuqinë shkatërrimtare të urrejtjes dhe paragjykimit” dhe “të gjejnë mënyrën e bashkëjetesës paqësore”.//lk

XS
SM
MD
LG