Lidhje

Jep dorëheqjen parlamentari britanik për abuzim shpenzimesh


Në Britani, skandali politik mbi abuzimet me shpenzime çoi në dorëheqjen e një këshilltari të lartë të udhëheqësit të Partisë Konservative në opozitë Dejvid Kameron.

Andrju Mekei e la punën për shkak të akuzave për rimbursime shpenzimesh për të cilat partia e tij tha se nuk ishin të justifikueshme para publikut.

Autoritetet thanë se zoti Mekei dhe gruaja e tij, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Konservative në parlament, kishin kërkuar të rimbursoheshin për kosto banimi në shtëpi që ishin pronë e përbashkët e tyre. Ende nuk dihet shuma e përfituar nga çifti dhe sa para do t’i duhet të kthejë zoti Mekei.

Ndërkohë, kryeministri Gordon Braun pezulloi Eliot Morlin, ish ministër i bujqësisë, nga dega e Partisë Laburiste në parlament, pasi zoti Morli kërkoi falje për kërkesën për rimbursim të 24 mijë dollarëve për një kredi shtëpie që kishte qenë e paguar.

XS
SM
MD
LG