Lidhje

Presidenti Obama u bën thirrje të rinjve t’i shërbejnë vendit


Presidenti Barak Obama thotë se brezi aktual i të diplomuarve duhet t’i japë fund “vlerësimit të formës ndaj përmbajtjes”, dhe përfitimit afatshkurtër ndaj suksesit afatgjatë.

Zoti Obama e bëri komentin gjatë një fjalimi mbrëmë në një ceremoni diplomimi në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Presidenti u tha të sapodiplomuarve se shoqëria amerikane e ka humbur fokusin duke u dhënë pas titujve dhe statusit. Ai iu referua bankierëve të Uoll Stritit që ndoqën përfitimet afatshkurtra dhe shpërblimet prej tyre.

Ai tha gjithashtu se vendi ishte mësuar me idenë e statusit të një superfuqie ekonomike dhe ushtarake, duke harruar se ai status ishte arritur me shumë përpjekje, novacione dhe bashkëpunim me vende të tjera për të siguruar paqe dhe mirëqenie.

Pjesëmarrja e zotit Obama, u bë objekt debati, pasi zyrtarët e universitetit nuk pranuan t’i japin një diplomë nderi, duke thënë se nuk kishte realizuar shumë arritje në jetë, pavarësisht nga fakti që ai është presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.//kk//

XS
SM
MD
LG