Lidhje

Probleme me kartat e identitetit në veri të Shqipërisë


Në rrethet veriore të Shqipërisë, procesi i aplikimit për kartat e identitetit vazhdon të përballet me vështirësi edhe për shkak të infrastrukturës së papërshatshme. Autoritetet vendore në Qarkun e Shkodrës po bëjnë përpjekje për rinjoftimin e personave që nuk kanë pasaportë si dhe për sigurimin e mjeteve të trasportit për banorët e komunave malore, që jetojnë larg qendrave të aplikimit. Ndërkohë, regjistrat e Ministrisë së Brendshme për personat e pajisur me pasaportë kanë pasaktësi. Në keto rregjistra figurojnë gabimisht më shumë se 250 persona, nga tre rrethet e Qarkut të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG