Lidhje

PBDNJ tërhiqet nga qeveria, pas koalicionit me të majtët


Në Shqipëri partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut u tërhoq sot nga qeveria pas vendimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicion me partinë socialiste në opozitë. Ministri i saj i Punës dhe Çështjeve Sociale Anastas Duro dha dorëheqjen dhe në mesditë kryeministri Sali Berisha emëroi pasuesin e tij, zëvendësministrin aktual të Drejtësisë Viktor Gumi. Krerët e koalicionit të majtë të drejtuar nga socialistët u takuan ndërkohë sot duke u shprehur se së bashku po nisin një rrugëtim për t'i dhënë vendin, siç u shprehën ata, një qeveri që të mendojë për njerëzit.


XS
SM
MD
LG