Lidhje

KQZ miraton listën e 39 vëzhguesve të ODIHR-it


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot listën prej 39 vëzhguesish ndërkombëtar të ODIHR-it, pas kërkesës së tyre për akreditim për ndjekjen e procesit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

E para në listën e vëzhguesve të miratuar ishte drejtuesja e misionit të ODIHR-it, ambasadorja britanike Audry Glover, e cila u vu në qendër të vëmendjes për shkak të refuzimit të qeverisë shqiptare për emërimin e saj. Autoritetet shqiptare sillnin në kujtesë vitin 1996 kur zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in dhe kur raporti vlerësues për zgjedhjet problematike të atij viti, nuk u pa si realist për shkak se ambasadorja britanike nuk kishte pranur të përfshinte në raport frazën se opozita e majtë kishte bojkotuar zgjedhjet.

Akti i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zgjidh nga pikëpamja institucionale ngërçin e krijuar, por mbetet ende e hapur marrëdhënia e fortë e mosbesimit nga ana e shumicës së djathtë ndaj shefes së misionit të vëzhguesve. Pak ditë më parë përfaqësuesit e trojkës evropiane në Tiranë tentuan zgjidhjen e këtij problemi gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat të qartë. Nga Brukseli erdhën kritika të forta ndaj qëndrimit të qeverisë, ndërsa ODIHR-i deklaroi se nuk do të zëvendësonte drejtuesen e misionit.

Ambasadorja Glover këto ditë ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm politikë, por ajo ende nuk është pritur nga autoritetet. //ad//

XS
SM
MD
LG