Lidhje

Hapet në Nju Jork ekspozita "Gjitarët Ekstremë"


"Gjitarët Ekstremë" është titulli i një ekspozite që i njeh vizitorët me çdo gjë që nga riprodhimi i platipusëve e deri tek balenat e zhdukura që dikur mund të ecnin. E hapur në Nju Jork, ekspozita synon të paraqesë historinë 200 milionë vjeçare të gjitarëve në Tokë.

Jo të gjithë gjitarët janë krijuar njësoj. Gjitari më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, ishte gati 5 metra i gjatë, ndërsa më i vogli 4 centrimetra. Disa kërcejnë, disa jetojnë nëntokë, të tjerë ngjisin pemët apo fluturojnë.

Disa kanë dy këmbë, të tjerë katër.

“Gjitarët Ekstremë: Më të mëdhenjtë, më të vegjlit dhe më befasuesit e të gjithë kohërave”, është ekspozita e muzeut amerikan të historisë natyrore, ku demonstrohet diversiteti i këtyre krijesave, si atyre të zhdukura, atyre që jetojnë dhe zbulimet më të reja.

“Sot ka më shumë se 5 mijë e 400 gjitarë por ka mijëra të tjerë që kanë jetuar gjatë historisë 200 milionë vjeçare të gjitarëve. Ne jemi në gjendje të sjellim në këtë ekspozitë të gjithë spektrin e diversitetit që ka ekzistuar”.

Ekspozita që hapet të shtunën, përfshin që nga gjitari platipus e deri tek ujku i zhdukur i Tasmanisë dhe një model i një balene të zhdukur, një gjitar gjigand që zhvilloi këmbë.

Ndërsa vizitorët hyjnë në ekspozitë ata përballen me gjitarin më të madh që ka shkelur Tokën – skeletin e elefantit afrikan Indrikoterium që peshonte 20 ton dhe jetoi më shumë se 23 milionë vjet më parë.

I vetmi shembull i një gjitari që jeton sot e që shfaqet në ekspozitë është Sugar Glider, një krijesë që i ngjan ketrit me krahë membrane që e lejojnë të rrëshqasë dhjetra metra nga pema në pemë.

Kur i hapin krahët mund të shohësh membranën e ngjitur nga kyçi i krahut deri tek gjuri dhe kanë aftësinë të krëcejnë nëpër pemë. Disa prej tyre mund të hidhen dhjetra metra. Janë shembull i mirë i adaptimit të gjitarëve.

Ekspozita i përgjigjet pyetjeve të tilla si Çfarë e bën një gjitar ekstrem, normal apo thjesht çfarë është një gjitar?

Shfaqjet interaktive janë në mbarë ekspozitën. Pasqyra të ndyshme u japin vizitorëve të vegjël dhe të rritur të krahasojnë dhëmbët e tyre me ato të gjitarëve me dhëmbë gjigandë.

Megjithë ndryshimet mes gjitarëve, kuratorët e ekspozitës theksojnë se të gjithë kemi disa gjëra të përbashkëta si tre kocka të vogla në brendësi të veshit. //bsa//

XS
SM
MD
LG