Lidhje

Papa Benedikti i jep fund turneut në Lindjen e Mesme


Papa Benedikti i dha fund turneut të tij në Lindjen e Mesme me një thirrje drejtuar popullit të këtij rajoni: “Mjaft më me gjakderdhje. Jepini fund luftimeve dhe terrorizmit. Mjaft me luftë.”

Udhëheqësi i Kishës Katolike foli të premten në aeroportin kryesor të Izraelit në përfundim të vizitës së tij një-javore në rajon.

Të premten në mëngjes ai dha mesazhin e shpresës në një nga qendrat më të shenjta për të krishterët. Papa u lut në Kishën e Varrit të Shenjtë të Krishtit në Jeruzalem, ku të krishterët besojnë se është vendi ku u kryqëzua, u varros dhe u ngrit nga varri Jezu Krishti.

Papa Benedikti tha se ai po i jep fund pelegrinazhit në Tokën e Shenjtë me një lutje për paqe, drejtësi dhe bashkëpunim për të gjithë njerëzimin.

Gjatë turneut të tij, kreu i Kishës Katolike u përqëndrua tek ndërtimi i urave lidhëse mes krishtërimit, islamit dhe judaizmit. Disa herë në të kaluarën, Papa Benedikti është bërë objekt kritikash nga përfaqësues të besimeve të tjera. //bsa//

XS
SM
MD
LG