Lidhje

Minutat e Hollivudit


Ben Stiller i është bashkuar emrave të njohur që kryejnë bamirësi në të mirë të komunitetit. Ai ka përfunduar një udhëtim në Afrikë, për të parë nga afër gjendjen e fëmijëve që jetojnë në zona lufte dhe konfliktesh. Ndërkaq festivali i Kanës ka çelur edicionin e 62-të të tij, i cili përfundon në datën 24 maj. Në këtë mbrëmje do të jepet dhe çmimi i Palma e Artë.

Kanë nisur përgatitjet për festivalin e 62-të të Kanës. Juria këtij festivali prestigjoz do të udhëhiqet këtë vit nga aktorja e mirënjohur Isabelle Huppert. Në juri do të ketë emra të mirënjohur, si regjizorët Nuri Bilge Sehian, James Gray, si dhe aktoret Robin Wright Penn, apo Asi Argento.

Dita e mërkurë ishte dhe nata e çeljes së këtij festivali, në të cilin do të konkurrojnë këtë vit emra të njohur si Quentin Tarantino me filmin “Inglourious Bastards”, Lars von Trier me filmin “Anti-Christ”,

Jane Campion me filmin “Bright star”, Pedro Almodovar me filmin “Los Abrazos Rotos”, dhe filmi i Ang Lee me titull ” Taking Woodstock”.

Nata e mbylljes së festivalit është 24 maji, kur do të jepet dhe çmimi Palma e Artë.

Aktori i njohur amerikan Ben Stiller, iu bashkua fushatës humanitare të organizatës “Save the Children”, për të përmirësuar shkollimin e fëmijëve në zonat e prekura nga lufta. Ai vizitoi Karamojanë në Ugandë, ku pa nga afër se si punohej nga organizatat e bamirësisë për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Stiller thotë se për të, vizita në Afrikë ishte një eksperiencë mjaft e suksesshme. Ai tha se fotografitë e udhëtimit, ia tregoi fëmijëve të tij, në mënyrë që ata të njohin realitetin që ekziston jashtë botës që i rrethon, dhe të angazhohen me veprime në të mirë të komunitetit.

Ben Stiller, i shtohet listës së aktorëve dhe njerëzve të famshëm, si Angeline Jolie, Brad Pitt, Matt Demon, George Cloney, të cilët kanë ofruar imazhin, famën dhe shpesh të ardhurat e tyre për të ndihmuar komunitete të varfëra në botë.

Aktori Kiefer Sutherland i është bashkuar sërish grupit të tij të punës, në filmin televiziv “24”. Ai thotë se, ekipi realizues i filmit, janë si familja e tij.

Aktorin e mirënjohur e akuzuan se ka goditur një stilist gjatë një mbrëmje në Nju Jork. Thuhet se Sutherland, u detyrua të godiste stilistin, pasi ai rrëzoi aktoren Bruk Shilds, dhe nuk u kthye për t’i kërkuar falje.

Por situata për të rëndohet më tej, pasi aktori ka patur probleme me alkoholin dhe po vuan aktualisht dënimin e në lirisë me kusht, për ngarjen e makinës i pirë.

Gjithësesi sipas bashkëpunëtorëve të tij, ai është një aktor dhe njeri korrekt dhe me sjellje jo agresive.

Seria e fundit e ciklit të 7 të serialeve “24” transmetohet ditën e hënë, ndërsa pritet të fillojnë xhirimet për serialin e 8 të këtij filmi. //bsa//

XS
SM
MD
LG