Lidhje

Në Shqipëri vazhdojnë debatet për letërnjoftimet e reja


Në Shqipëri vazhdojnë polemikat e forta mes opozitës dhe qeverisë për problemin e letërnjoftimeve të reja. Socialistët thanë të premten se nëse gjendja vazhdon me ritmet ekzistuese atëherë ajo është shumë pranë dështimit. Ministria e Brendshme reagoi menjëherë duke u shprehur sërish për një proces të suksesshëm. Megjithatë deri më tani sipas të dhënave të vetë ministrisë ka ende 360 mijë persona pa pasaportë që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin e ri.

XS
SM
MD
LG