Lidhje

Koalicioni në pushtet në Indi fiton me diferencë të madhe votash


Koalicioni në pushtet në Indi, i drejtuar nga Partia e Kongresit fitoi me diferencë të madhe votash, duke siguruar kështu një mandat të dytë për kryeministrin Manmohan Sing.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, zoti Sing bëri thirrje për një qeveri të fortë, të qëndrueshme dhe laike, duke shtuar se populli indian e tregoi qartë vullnetin e vet. Kryetarja e Partisë së Kongresit Sonia Gandhi shtoi se populli kishte bërë zgjedhjen e duhur.

Grupi kryesor i opozitës, i drejuar nga partia nacionaliste hindu Bharatia Janata e pranoi humbjen. Një zyrtar i lartë i partisë u tha gazetarëve se partia e tij do ta pranonte vendimin e popullit.

Rezultatet paraprake tregojnë se aleanca e drejtuar nga partia e Kongresit ka fituar 260 nga 543 vendet e parlamentit, ndërsa partia Bharatia Janata ka siguruar 260. Fitorja e partisë së Kongresit është më e thellë nga ç’ishte parashikuar.

Megjithatë aleanca në pushtet nuk i ka 272 votat e nevojshme për të qeverisur e vetme. //bsa//

XS
SM
MD
LG