Lidhje

Medvedev, shqetësim për manovrat e NATO-s në Gjeorgji


Presidenti rus, Dmitri Medvedev shprehu përsëri shqetësimin për lojrat ushtarake të NATO-s në Gjeorgji.

Pas një takimi me kryeministrin italian Silvio Berluskoni, të shtunën pranë Moskës, zoti Medvedev tha se lojrat po rrisin tensionet dhe nuk i shtojnë asgjë sigurisë evropiane.

Lidhjet e Rusisë me NATO-n u bllokuan vitin e kaluar pas konfliktit të shkurtër me Gjeorgjinë. Tensionet janë intensifikuar përsëri për shkak të stërvitjes ushtarake që Rusia e quan një provokim.

Por presidenti rus shprehu optimizëm për takimin mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Presidentin amerikan Barak Obama, kur ai të vizitojë Moskën në korrik.

Zoti Medvedev ka bërë thirrje për një pakt të ri të sigurisë euro-atlantike mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian dhe ish-republikave sovjetike.

Presidenti Obama ka thënë se një propozim i tillë ia vlen të merret nën shqyrtim në kuadrin e përpjekjeve të administratës së tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë. //bsa//

XS
SM
MD
LG