Lidhje

Drejtori  CIA-s hedh poshtë pretendimet e Nensi Pelosit


Drejtori i CIA-s Leon Paneta hodhi poshtë pretendimet e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve se CIA nuk i kishte thënë të vërtetën në lidhje me praktikat e simulimit të mbytjes në ujë të të dyshuarve për terrrorizëm në vitin 2002.

Ai u tha punonjësve në një deklaratë me shkrim dje se procesverbalet tregojnë se agjencia u kishte dhënë informacione të vërteta ligjvënësve atë vit, gjatë një seance me dyer të mbyllura mbi metodat e intensifikuara të marrjes në pyetje.

Demokratja Nensi Pelosi, e cila është kryetare e dhomës së përfaqësuesve u tha gazetarëve të enjten se një ekip i CIA-s nën administratën e presidentit Bush i kishte thënë asaj se praktika që simulon mbytjen në ujë nuk po përdorej.

Zonja Pelosi tha se ajo kishte marrë vesh vetëm 5 muaj më vonë se kjo praktikë ishte përdorur që para seancës së 2002-shit. Zonja Pelosi është vënë nën presionin e rivalëve republikanë për t'iu përgjigjur pyetjeve për njohuritë që kishte, dhe se kur ishte informuar për këtë praktikë, të cilën presidenti Obama e ka cilësuar si torturë. //mm//

XS
SM
MD
LG