Lidhje

Obama mban fjalën përshëndetëse në një universitet katolik


Presidenti Barak Obama mban sot fjalimin përshëndetës në ceremoninë e diplomimit në Universitetit Notrë Dame në shtetin e Indianës.

Ftesa që i ka bërë universiteti katolik presidentit ka ngjallur protesta nga ata që janë kundër mbështetjes së tij për të drejtat e abortit dhe për kërkime për qelizat embrionale.

Policia arrestoi disa protestues që hynë dje në territorin e universitetit. Autoritetet i akuzuan ata për hyrje pa leje.

Dje, Zonja e Parë Mishelë Obama mbajti një fjalim tek Universiteti i ri Merced në Kaliforni. Ajo u bëri thirrje të rinjve, të parët të diplomuar nga ky universitet, që të gjallin shpresën tek të tjerët duke shërbyer në komunitetet e tyre. Zonja Obama u bëri gjithashtu thirrje atyre që të mendojnë për miliona fëmijë në gjithë botën që nuk do të shkojnë kurrë në shkollë.//mm//

XS
SM
MD
LG