Lidhje

Ujgurët e Guantanamos, fati i tyre ende në pikëpyetje


Rreth 240 persona vazhdojnë të mbahen në burgun ushtarak amerikan të Gjirit Guantanamo në Kubë. Mes tyre janë edhe 17 ujgurë, myslimanë të Kinës perëndimore që mbahen në Guantanamo që nga viti 2002 megjithëse ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

Ujgurët po kalojnë nëpër sistemin e gjykatave amerikane në përpjekje për t’u larguar nga Guantanamo, ku vazhdojnë të mbahen ndonëse ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

I pyetur nëse shteti i tij i Virxhinias do të ishte i gatshëm t’i pranonte ujgurët, senatori demokrat Xhim Ueb u përgjigj me një “Jo” të prerë. "

"Mund të argumentohet nga njëra anë se ata thjesht merreshin me aktivitete disidentësh kundër qeverisë së Kinës. Por nga ana tjetër ata pranuan të trajnohen për al-Kaidën dhe si rrjedhojë kanë marrë pjesë në terrorizëm. Nuk mendoj se ata duhet të sillen në Shtetet e Bashkuara."

Të njëjtën gjë shpreh edhe senatori republikan Xhon Kajll i Arizonës, i cili komentoi dje krahas senatorit Ueb në një programin televiziv të rrjetit ABC:

Shtetet e Bashkuara refuzojnë t’i kthejnë ujgurët në Kinë, siç ka kërkuar kjo e fundit, duke thënë se nëse riatdhesohen ata mund të perskutohen nga qeveria kineze.

Në muajin tetor, një gjykatës federal arriti në përfundimin se këta persona duhet të transferohen në tokën amerikane pasi Uashingtoni nuk i konsideron më ata si “luftëtarë armiq” – termi zyrtar i përdorur për të burgosurit e Guantanamos. Por administrata e ish presidentit Bush argumentoi se gjykatësi nuk kishte kompetencë për lirimin e tyre dhe një gjykatë apeli e zhvlerësoi vendimin e tij. //ii

XS
SM
MD
LG