Lidhje

Ngrohja globale kërcënim për njerëzimin


Një raport i ri thotë se ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh ndaj shendetit të njerëzve në shekullin 21. Komisioni për Ndryshimet Klimatike gjithashtu paralajmëron se pasojat e ngrohjes globale mesa duket do të godasin vendet më të varfëra të botës. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë thotë se që nga viti 2008, më shumë se gjysma e popullsisë së botës, 3.3 miliardë vetë, jeton në zonat urbane. Sipas parashikimeve ky numër pritet të kapërcejë shifrën e 5 miliardëve.

12 vitet më të nxehta të regjistruara në 150 vitet e fundit kanë qene në 13 vitet e fundit...1998 ishte viti më i nxehtë dhe pas tij radhiten 2005, 2002, 2003 dhe 2004. Raporti i Komisionit për Ndryshimet Klimatike thekson se provat për ngrohjen globale janë të qarta dhe mendohet se ajo është rezultat i aktivitetit njerëzor.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se akullnajat dhe shtresat e borës janë zvogëluar, kryesisht si rezultat i ngrohjes globale. OKB thotë se 15 përqind e Tokës është e mbuluar nga akullnajat dhe dëbora dhe se krahasuar me vitin 1978, sot kjo sipërfaqe akullnajore është zvogëluar me 20 përqind.

Një raport i ri nga Kolegji Universitar i Londrës nenvizon mundësitë e ndikimin të fenomenit të ngrohjes globale tek shendeti njerëzor dhe tek mirëqenia. Një nga autorët e raportit, profesori Anthony Costello, thotë se parashikimet klimatike të tanishme sugjerojnë se temperaturat në ngritje do të shkaktojnë vdekje dhe sëmundje në mbarë botën.

"Do të ketë një shtim të madh të aftësive shkatërruese të formave ekstreme të motit si cikonet, stuhitë apo valët e nxehta të erërave. Ne e dimë se një uragan në Amerikë la rreth 1700 të vrarë, një stuhi më e vogël në Birmani shkaktoi vdekjen e rreth 150 mijë njerëzve vetëm vitin e kaluar. Perseritja e këtyre zhvillimeve do të shpeshtohet dhe bëhet edhe më e rendë".

Sipas raportit, 70 përqind e katastrofave natyrore ndërmjet 2004 dhe 2006 ndodhën në Azi, rajonet e Paqësorit, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, aty ky jetojnë pjesa më e dobët dhe e pambrojtur e popullsisë së botës.

Një vit më parë në muajin maj, cikloni Nargis goditi brigjet jugperendimore të Birmanisë në mes të natës, duke zhdukur famlije dhe qytete të tëra, me pasojë vdekjen e 140 mijë njerëzve. Studimi ngre shqetësime rreth urbanizimit të shpejtë në disa prej vendeve më të varfëra.

Qytete barakash të mbipopulluara me kushte të këqia sanitare shtojnë rreziqet për kequshqyerjen, apo sëmunjde infektive, si diarrea. Sipas statistikave të Insitutit Kombëtar të Nikaraguas, popullsia urban është shtuar tetë herë që nga 1950. Në kryeqytetin e vendit, Managua, qindra mijëra njerëz jetojnë në këtë geto duke kërkuar për mbeturina me sadopak vlerë.

Profesor Costello thotë se më të varfërit e botës janë më shumë të rrezikuar nga planeti që po nxehet. Deri 1 milion banorë në Kibera, qyteti më i madh i barakave në Nairobi, jetojnë në kushte të këqia sanitare dhe u mungon edhe uji i pijshëm. Shpesh kanalet e zeza përzihen me mbeturinat... Këta lumenj me mbeturina shpesh derdhen paralelisht me tubacionet e cara dhe të ndryshkuara që sjellin ujin e pijshëm tek çezmet e përbashkëta.

Kriza ushqimore e vitit 2008 u përhap në mbarë globin, pasi çmimet e ushqimeve u rritën së tepërmi. Haiti ishte vetëm një prej vendeve ku protestat e dhunëshme për shkak të mungesës së ushqimit pasuan pakësimin e korrjeve në shumë vende. Profesor Costello parashikon se gjysma e popullsisë së botës mund të përballet me mungesë të theksuar ushqimesh në këtë fundshekull, ndërkohë që rritja e temperaturave sfidon bujqësinë dhe blegtorinë.

Australia po del nga një thatësirë e pa parë në 100 vjet. Zakonisht e renditur në vendet kryesore të eksportit të drithrave, Australia njohu një renie prej 46 përqindsh të eksportit nga 2005 deri 2006 që u shtua edhe me 24 përqind në vitin 2007.

Studimi i Kolegjit Universitar të Londrës përllogarit që rreth vitit 2100 India verilindore dhe Australia mund të përballen me temperatura të stinës së verës në deri 50 gradë Celsius. Ndryshimet klimatike dhe thatësirat e mëdha po bëjnë që të shterrojnë burimet ujore dhe madje po kërcënojnë egzistencën e disa fiseve Massai në Afrikë. //iç//


XS
SM
MD
LG