Lidhje

Zgjedhjet lokale në Kroaci, provë për konsevatorët në pushtet


Në Kroaci, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se konservatorët në pushtet fituan zgjedhjet lokale në 14 prej 21 zonave elektorale, por nuk arritën të fitonin garat e bashkisë në 4 qytetet më të mëdha të vendit.

Unioni Demokratik Kroat i kryeministrit Ivo Sanader, dhe aleatët e tij fituan gjithashtu 7 gara për guvernator në zgjedhjet e para në të cilat zgjedhësit u lejuan të zgjidhnin drejpërdrejt kryebashkiakët, ligjvënësit lokalë dhe udhëheqësit e distrikteve.

Balotazhi do të zhvillohet në kryeqytetin Zagreb më 31 maj, kur kandidatët e pavarur do të përballen me kandidatët social-demokratë, pasi konservatorët humbën ndjeshëm në të dy garat.

Opozita deklaroi fitoren në Rijeka, qyteti i tretë më i madh i Kroacisë, ndërkohë që kryebashkiaku konservator i Dubrovnikut do të përballet me një kandidat të opozitës.

Zgjedhjet e djeshme shikoheshin si provë për partinë konservatore HDZ të kryeministrit Sanader, e cila ka zbatuar masa jo popullore për të luftuar ndikimet e krizës ekonomike globale.//lk

XS
SM
MD
LG