Lidhje

"Jetim Jam", organizata që ndihmon jetimët e Kosovës


Kosova doli nga lufta me një numër jo të vogël të fëmijëve jetimë, prindërit e të cilëve u vranë. Por, një pjesë e madhe e tyre janë vënë nën përkujdesjen e familjarëve dhe të afërmeve të tyre.
Në Kosove, aktualisht veprojnë dy strehimore, të cilat kujdesen për fëmijët e braktisur dhe ata pa përkujdesje prindore, "SOS Fshati i Fëmijëve", dhe "Hope and Homes".

Drejtues të "SOS Fshatit të Fëmijëve" thonë se që nga viti 2001, mbi 400 fëmijë kanë gjetur strehim në këtë qendër, ndërsa aktualisht aty ndodhen 24 fëmijë të braktisur dhe 26 fëmijë pa përkujdesje prindore....Pikërisht për t'u ardhur në ndihmë jetimëve të Kosovës në Nju Jork prej disa vjetësh punon një organizatë jo-qeveritare, JETIM JAM, e drejtuar nga Shkëndije Kodra, të cilën "Zëri i Amerikës" e intervistoi, në programin televiziv "Ditari".

XS
SM
MD
LG