Lidhje

Teleskopi i riparuar Habëll përsëri në orbitë


Astronautët amerikanë vendosën përsëri në orbitë teleskopin e riparuar Habëll që pritet të vazhdojë misionin e tij për studimin e universit për të paktën edhe pesë vjet.

Ekipi i anijes Atlantis hodhi në orbitë sot teleskopin Habëll, duke përfunduar kështu mision e tyre të pestë dhe të fundit për të zgjatur jetën e teleskopit Habëll.

Astronautja Megan McArthur përdori krahun robotik të anijes për të ngritur teleskopin mbi anijen Atlantis dhe më pas e lëshoi atë me kujdes në orbitë.

Ekipi prej 7 anëtarësh i anijes i bëri riparime të mëdha teleskopit gjatë pesë daljeve të tyre në hapësirë, një mision ky tepër i rrezikshëm për shkak të copëzave të shumta që kishin mbushur orbitën.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se teleskopi është tani i aftë për të vëzhguar më në thellësi hapësirën dhe për t’u krijuar mundësi shkencëtarëve, sipas NASA-s, për t’u njohur me periudha edhe më të vjetra të universit. (ze)

XS
SM
MD
LG