Lidhje

BE: Zgjedhjet e 28 qershorit duhet të jenë të lira e të ndershme


Rëndësia që zgjedhjet e 28 qershorit të jenë të lira e të ndershme është nënvizuar sërish nga Bashkimi Europian, edhe në deklaratën e përbashkët në përfundimit të takimit të Këshillit të marrëveshjes së stabilizim asocimit, dje pasdite në Bruksel me palën shqiptare.

Sipas Bashkimit Europian Shqiperia duhet të përmbushë standartet ndërkombëtare dhe të vetë vendit, duke vënë në pah nevojën për lista të besueshme zgjedhësish, lehtësirat për pajisjen me letërnjoftimi të qytetarëve pa pasaporta kohë përpara zgjedhjeve dhe nevojën e bashkëpunimit me vëzhguesit e ODIHR. Nga përfaqësuesi i qeverisë shqiptare ministri i jashtem Lulezim Basha është përsëritur angazhimi i autoriteteve për të mbyllur një hetrë e mirë kapitullin problematik të zgjedhjeve.

Në deklaratën e përbashkët në fund të takimit përmendet vetëm me një fjali cështja e liberalizimit të vizave kur theksohet se Shqipëria ka bërë disa përparime porse nevojiten përpjekje të mëtejshmepër plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit. Sipas Komisionit europian këto përpjekje konsistojnë në përparimin e matshëm në cështjet e administrimit të kufirit, sigurnë e dokumentave, migrimin dhe azilin, luftën kundër terrorizmit,krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lidhur me korrupsionin Bashkimi europian ka vlerësuar se ai mbetet i përhapur dhe së përbën një problem vecanërisht serioz. (ze)

XS
SM
MD
LG