Lidhje

Shqipëri: Socialistët dhe demokratët përfundojnë listat e kandidatëve


Ne Shqipëri, listat për kandidatët për deputetë të dy partive më të mëdha kanë provokuar debate edhe në komisionin qëndror të zgjedhjeve.

Afati i dorëzimit të tyre ishte mesnata e mbrëmshme. Përfaqësuesi i Partisë Demeokratike e kaloi me disa minuta këtë afat, por në protokollet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton të jetë paraqitur 5 minuta më parë. Socialistët nga ana e tyre e shkellën afatin duke e dorëzuar sot në mëngjes listën, ndonëse thanë se kishin qenë në zyrat e Komisionit rreth orës 1 e 30 minuta dhe nuk kishin gjetur asnjëri.

Socialistët në të vërtetë u zgjatën shumë me përfundimin e të gjithë dokumentacionit për listat dhe vetëm sot kryetari socialist Edi Rama bëri prezantimin publik të kandidatëve. Ai vetë siç edhe kishte paralajmëruar nuk do të jetë në garë për deputet duke shpjeguar se nuk mund të linte kontratën me qyetarët për Bashkinë e Tiranës të cilët sipas tij do të zgjidhnin në 28 qershor nëse do të donin që ai të ishte kryeministër, duke lënë të kuptohet se në një rast të tuillë do të jepte dorëheqjen nga bashkia.

Në listat e Partisë Socialiste u lanë jashtë apo nuk u përfshinë disa nga deputetët aktualë apo emra të njohur të partisë. Nuk përbëri asnjë surprizë mospërfshirja e ish kryetarit socialist Fatos Nano i cili dje lëshoi akuza të forta ndaj kryetarit aktual Edi Rama duke paralajmëruar humbjen sipas tij të së majtës në zgjedhje. Deklarat të cilave zoti Rama ju përgjigj sot duke thënë se zoti Nano i ka kthyer shpinën Partisë Socialiste. Listat e deputetëve kanë krijuar pakënaqësi edhe në kampin e demokratëve ku kryesisht u lanë jashtë ose u renditën në pozicione humbëse ata që një vit më parë u cilësuan nga kryeministri Sali Berisha si pjesë që synoi të krijonte një pakicë blokuese brenda grupit demokrat e që njiheshin si përkrahës të presidentit Bamir Topi. Por jashtë mbetën edhe emra të tjerë. Disa prej tyre si anëtari i kryesisë Aleksandër Biberaj, zoti Preç Zogaj apo dhe Sami Gjergji folën sot për mungesë transparence në hartimin e listave për kandidatët për deputet.

XS
SM
MD
LG